Teatri i Preshevës udhëton për në Zvicër me shfaqjen “Tri mendje në ankand”

Teatri i Qytetit të Preshevës udhëton për në Zvicër me shfaqjen “Tri mendje në ankand”.


Lajmi është publikuar në faqen e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në rrjetin shoqëror facebook.

Shfaqja “Tri mendje në ankand” me tekst të Ferdinand Hysit dhe regji të Afeida Boriçit do të shfaqet me 17 qershor, ditë e shtune, me fillim në ora 17:00 në Stadthofsaal Uster, Theaterstrasse, 8610, Uster në Zurich.

Në vazhdim njoftimi i plotë nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica”, i publikuar në faqen e këtij institucioni në rrjetin shoqëror facebook: 

🔈Teatri i Preshevës 🎭 në Zvicër 🇨🇭, shfaq komedinë fantastike ” Tre mendje në ankand ”
🗓️17 Qershor / e shtunë / ⏰ 17:00

Autor : Ferdinand Hysi
Regjia : Afeida Boriçi

📍Stadthofsaal Uster ,
📍Theaterstrasse | 8610 , Uster

👉 Rast i mirë për publikun në Zvicër ( Zürich ) për të parë nga afër Aktorët e Teatrit të Qytetit të Preshevës 🎭

Mirë se vini 🤍

Related posts

Egzona Salihu fiton betejën gjyqësore kundër Shtëpisë së Kulturës, rikthehet në Teatër

Teatri i Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re, “Një dorëzim në Spokan”

“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” sjell Sislej Xhafan në Preshevë prej 14 deri më 18 tetor