Teatri i Preshevës sot sjell shfaqen “Grafitet” në Bujanoc

Teatri i Qytetit në Preshevë, për të gjithë artdashësit e Bujanocit, sot do të sjell e shfaqes “Grafitet” me regji të Naser Shatrollit.


Më 23 shkurt, ditë e premte, përmes lojës së aktorëve të Teatrit të Qytetit të Preshevës, Valon Nuhiu, Gjelbërim Emini, Gani Veseli dhe Artan Ibishi, nën regjinë dhe adaptimin nga Naser Shatrolli, në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, vihet në skenë premiera e shfaqes “Grafitat”, me tekst të autorit Mehmet Kraja.

Në vazhdim ju sjellim sinopsisin e shfaqes:

Solucioni i grafiteve të vëna mbi derën e shtëpisë, janë mjete mashtruese që i paraprijnë mashtrimit të secilit ”pushtues” mbi të mashtruarit e pushtuar, nëpër periudhat të të rëndësishme të natyrës nacionale dhe kombëtare.

Cinizimi në dialog është metodologji shprehëse që prodhon situata tragjikomike ta zëmë kur flitet për luftën, për lirinë apo për atdhedashurinë.

Spiunimi në këtë rast ngelet relik i atyre pikturave të famshme socrealiste të mendësisë ballkanike.

Ka dy vetje në strumbullin e dramës së Krajës; Halimi (intelektuali), që përkon me pritjen dhe durimin – dy mjete paqësore me të cilat manovron për t’i mundur pushtuesit e Kosovës, dhe Banushi, që zgjedhë rolin rolin e spiunit, për të depërtuar diktatura dhe presioni psikologjik në trungun e elitës shqiptare.

Përkulja para secilit pushtet është kulmi i ironisë ndërsa frika para secilit pushtet ngelet brisk shartues që sharton kultin e nënshtrimit.

Shfaqja është produkt teatror bashkëkohor, i sendërtuar mbi logun e shenjave, figurave, simboleve dhe imazheve, pëmres së cilave përcaktohet stili, zhanri, fryma dhe idea brenda një norme të kuruar estetike.

Related posts

Egzona Salihu fiton betejën gjyqësore kundër Shtëpisë së Kulturës, rikthehet në Teatër

Teatri i Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re, “Një dorëzim në Spokan”

“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” sjell Sislej Xhafan në Preshevë prej 14 deri më 18 tetor