Të gjithë shqiptarët ku do që janë sot shënojnë 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.
Sot në të gjithë botën, shqiptarët shenojnë 7 marsin – Ditën e Mësuesit, e që i dedikohet ditës kur në qytetin e Korçës u hap Mësonjtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.
Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndesi kulturore e historike në gjitha trojet shqiptare dhe si një ditë kur i gjithë kombi së bashku kujtojnë mësuesit e pare qe na mësuan shkronjat e para shqipe.
Hapja e shkollës së parë shqipe, 7 Mars 1887 në Korçë kurorëzoi me sukses një nga detyrat kryesore të lëvizjes sonë kombëtare, atë të përhapjes së arsimit në gjuhën amtare, për të cilën dhanë kontributin e tyre edhe vëllezërit Sami e Naim Frashëri.
Që nga kjo ditë, “Mësonjtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit kombëtar dhe dita e çeljes së shkollës si festë, duke bërë kështu që çdo 7 mars të nderohen kontribuesit më të mëdhenj në edukimin e brezave.
“Kam kënaqësinë t’i përshëndes të gjithë mësueset dhe mësuesit në këtë përvjetor të hapjes së shkollës së parë shqipe, të kësaj dite të shënuar historike të kombit shqiptar”, thuhet në telegramin e Krasniqit.
Krasniqi ka thënë se të gjithë ne përulemi me respektin më të madh për të gjithë mësimdhënësit, për punën e tyre të çmuar të cilën e kanë bërë me përkushtim dhe sakrificë në rrugën e dijes e përparimit të kombit tonë.
Edhe Kryetari i Lidhjes Demokatike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka uruar të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës.
Në urimin e tij, kryetari Mustafa ka thënë se Dita e Mësuesit është dita e madhe shkollës, dita e nderimit të punës së mësuesve dhe të shkollës shqipe.
Kryetari i LDK-së, më tej, ka thënë se Kosova i është mirënjëhëse punës së jashtëzakonshme të mësuesve dhe të shkollës shqipe, në të gjitha periudhat e ekzistencës së saj.
Kryetari Mustafa ka theksuar se LDK-ja përherë ka në qendër të interesimit të vet shkollën shqipe, mësimdhënësit dhe nxënësit, për të cilët ajo do të vijojë të angazhohet, me qëllim që t’u krijojë kushte shumë më të mira për punë, paga më të larta dhe jetë më dinjitoze.