Sot moti i vranët deri në mbrëmje kur edhe pritet kthjellim

Ditëve në vijim intervale më të gjata me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Të enjten moti do të jetë i vranët deri në mbrëmje kur pritet kthjellim. Temperatura maksimale do të jetë 16 gradë ndërsa minimalja 2 gradë.


Në ditët e ardhshme mbi vend do të shtrihen fusha të presionit të lartë që do të kushtëzojnë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell dhe vranësira të ndryshueshme.

Nga perëndimi do të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore që do të rrisin temperaturat edhe mbi 20C.

Nga e diela fusha të presionit të ulët nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë në lindje të rajonit. Nën këto kushte priten mundësi për reshje lokale shiu, temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, por nga dita e hënë sërish do të shënojnë rritje.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi