Simptoma e re që asnjëherë nuk u lidh me koronën: Hulumtimet tregojnë se ajo ishte e pranishme te shumë të infektuar

Gjithnjë e më shumë, njerëzit raportojnë probleme të zorrëve, dhe ata thonë se kjo simptomë është karakteristike për më shumë se gjysmën e pacientëve.


Një studim i ri i botuar në American Journal of Gastroenterology analizoi të dhënat e 204 pacientëve të infektuar nga krahina kineze e Hubei. Studiuesit zbuluan se gati 50 përqind e tyre përjetuan diarre, të vjella ose dhimbje barku.

Isla Haslam nga Londra, e cila kohët e fundit u diagnostikua me virusin koronar si një nga simptomat e saj të para, ka qenë problemi me stomakun. Ajo tha për The Sun se u zgjua një mëngjes jo mirë dhe ishte e bindur që ishte helmua rme fasulen të cilën e kishte ngrënë një ditë më parë.

Vetëm një ditë më vonë, u shfaqën disa simptoma më karakteristike për Kovid-19, të tilla si dhimbje të fytit dhe rraskapitje.

“U zgjova në mes të natës, vura re që hunda ime ishte e bllokuar dhe ndihesha e tmerrshme. Trupi im po më dhimbte. Unë po ndihesha e rëndë dhe kisha ethe”, tha ajo.

Problemet e tretjes janë mjaft të zakonshme për të ngritur një dyshim se mund të jeni të infektuar me Coronën. Sidoqoftë, drejtuesit e studimit vunë në dukje se mjekët që marrin pacientë me një simptomë të tillë dhe potencialisht kanë kontakte me një person të infektuar duhet të paktën të marrin parasysh praninë e virusit.

“Mos njohja e një pacienti me këtë simptomë shpesh mund të çojë në një përhapje të pavetëdijshme të sëmundjes,” thanë ata.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi