Shtohet numri i viktimave nga Covid19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar se dje janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi, shkruan Gazeta Metro.


Katër persona kanë vdekur dje si pasojë e prekjes nga koronavirusi, sipas IKSHPK’së personat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Një ditë më parë kishte pasur tre viktima, kurse sot numri është rritur duke shënuar katër vdekje dhe numri ka shkuar në 86 në total i viktimave.

Kujtojmë se dje janë shënuar 214 raste të reja me COVID-19  nga 413 mostra të testuar nga Klinika Infektive, kështu duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4100 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë