Shtetet e QUINT-it mblidhen pas zhvillimeve nga Specialja

Misionet diplomatike të shteteve të QUINT-it në Kosovë që përbëhen nga ShBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia janë mbledhur sot pas konfirmimit të aktakuzave ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit raporton Gazeta Express.


Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika pasi i është konfirmuar aktakuza.

Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar konferencë për media në orën 11:30.

Sot për në Hagë është nisur edhe shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, të cilit po ashtu i është konfirmuar aktakuza nga Specialja.

Dje edhe ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka udhëtuar për në Hagë.

Related posts

Tryezë e rrumbullakët për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndalimin e diskriminimit

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

Tragjedi në Llap / Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës