Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Në Strasburg sot është nënshkruar vendimi që iu jep të drejtë udhëtimi pa viza në Zonën Schengen serbëve të Kosovës të cilët janë të pajisur me pasaporta të njohura si “Koordinacija”.


Dekreti është nënshkruar nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe ministri Hungarez për Çështje Evropiane, Janos Boka, pasi Hungaria është duke kryesuar me Këshillin Evropian.

Vendimi do të hyjë në fuqi 20 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, shkruan KoSSev.

Si rezultat i këtij vendimi, serbët e Kosovës të pajisur me pasaporta “Koordinacija” nga mesi i tetorit të këtij viti do të mund të udhëtojnë në Zonën Schengen njëjtë sikurse të gjithë qytetarët e tjerë që janë të pajisur me dokumente të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Sot ky vendim është konfirmuar me nënshkrim në ndërtesën e Parlamentit Evropian./Express/

Related posts

Dështon përpjekja e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Stërvitjet më të mëdha ushtarake “Defender Europe 25” fillojnë edhe në Shqipëri

Sot në Kosovë zbarkojnë ushtritë nga e gjithë bota

/