Shpëtohen 164 persona në brigjet e Libisë

Në brigjet e Libisë janë shpëtuar plot 164 persona të cilët udhëtonin me anijen humanitare ‘Open Armës’ në drejtim të Europës si emigrantë.


Të enjten në mbrëmje u shpëtuan 69 emigrantë ndërsa 55 të tjerë ishin shpëtuar të enjten në mesditë. Kësaj shifre i bashkohen edhe 40 persona të tjerë të cilët ishin pjesë e bordit të anijes.

Në bordin e anijes “Open Arms” ka edhe dy foshnja dhe rreth pesëmbëdhjetë gra në mesin e një grupi prej 55 personash të cilët u shpëtuan të enjten, ndërsa gomonia me të cilën udhëtonin po mbushej me ujë dhe rrezikonte të fundosej.

OJQ-ja spanjolle “Proactiva Open Arms’’ njoftoi të premten se kishte identifikuar në mesnatë një gomone në vështirësi.

Në bord ndodheshin 69 persona me shenja dhune, përfshirë dy fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif