Shpallet rezultati final zgjedhjeve, Turqia do të bëhet me presiden të ri më 28 maj

Foto: Umit Bektas-Pool / Getty Images

Raundi i parë i zgjedhjeve për presidentin e ri të Turqisë ka përfunduar në balotazh. Lajmi është konfirmuar këshilli suprem i zgjedhjeve, organi kompetent për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Turqi.


Presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan, do të shkojë ballë për ballë në një raund të ri votimesh me rivalin e tij të opozitës.

Erdogan kryesoi raundin e parë me 49.51% të votave.

Megjithëse ai kishte një epërsi të qartë ndaj kundërshtarit të Kemal Kilicdaroglu, i cili mori 44.88%, atij i nevojitej më shumë se gjysma e votave për të fituar garën plotësisht.

Një raund i dytë do të zhvillohet më 28 maj, me Erdogan favorit.

Pak para shpalljes së rezultatit, rivali i presidentit u bëri thirrje mbështetësve që të mos “bien në dëshpërim” dhe të dalin dhe t’i marrin zgjedhjet së bashku.

Erdogan ka qenë në pushtet në Turqi për më shumë se 20 vjet, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president, duke i zgjeruar kompetencat e tij.

Me Kilicdaroglu si kandidat, opozita shihej nga sondazhet se kishte shanset e saj për të mposhtur Erdogan.

Pjesëmarrja në Turqi në zgjedhjet e të dielës ishte 88.92%. Megjithatë, ishte e qartë se një numër votash të hedhura jashtë vendit ende nuk ishin numëruar.

Grupi ndërkombëtar i monitorimit OSBE, nënvizoi disa të meta në zgjedhje, duke theksuar se Erdogan dhe partitë në pushtet kishin gëzuar “një avantazh të pajustifikuar”.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif