Shfaqja “Një Dorëzim” i Teatrit të Qytetit të Preshevës sonte në Dibër

Pas një udhëtimi që ka kaluar nëpër skena të njohura të rajonit, Teatri i Qytetit i Preshevës do të ndalet sonte në Dibrën e Madhe, ku do të marrë pjesë në Festivalin e Teatrit Shqiptar në Maqedoni me shfaqjen “Një Dorëzim” të autorit Martin Mcdonaugh, në regji të Afeida Boriçit.


Trupa preshevare ka fituar tashmë duartrokitje në Shkup, Suharekë dhe Mitrovicë, ndërsa Dibra pritet të jetë një tjetër ndalesë e rëndësishme për këtë rrugëtim artistik.

Komedia e zezë “Një Dorëzim”, e cila sjell me humor dhe ironi një histori të fortë njerëzore, është pritur ngrohtësisht nga publiku kudo që është shfaqur.

Në skenën dibrane do të ngjiten aktorët Gani Veseli, Valon Nuhiu, Egzona Salihu dhe Artan Ibishi, të cilët me interpretimin e tyre kanë krijuar një dinamikë të veçantë, duke e bërë shfaqjen një eksperiencë që nuk kalon pa lënë gjurmë.

Shfaqja, e shkruar nga dramaturgu i njohur britanik Martin McDonagh dhe e sjellë në skenë nën regjinë e Afeida Boriçit, trajton me finesë temën e moralit, fajit dhe drejtësisë personale përmes një historie që në pamje të parë duket e thjeshtë, por që shpaloset si një mozaik kompleks emocionesh njerëzore. Në qendër të saj është një konflikt që përfshin hakmarrjen, ndjenjën e fajit dhe kufirin e hollë mes të drejtës dhe të padrejtës, duke e zhytur publikun në një udhëtim emocional ku e qeshura dhe reflektimi ecin paralelisht.

Related posts

Reagon Parashqevi Simakut: Prej 10 muajsh emri im përdoret si tabelë qitjeje

Remi Jakupi sjell këngën për Medvegjën, një homazh për vendlindjen e tij

Ansambli “Vatra” sjell kuzhinën shqiptare në Food-Festival Opfikon