Shefi i FBI’së: Rusia do të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA’së

Rusia do të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA’së, të paktën, kështu po mendon drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray.


Këto komente, ai i bëri gjatë një seance dëgjimore të Komisionit për Gjyqësi të Senatit.

“Absolutisht, rusët përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet tona”, tha Wray.

Wray dëshmoi në një seancë mbikëqyrëse, një ditë para se Robert Mueller, ish-këshilltar special, të dëshmojë publikisht përpara Kongresit për hetimin e tij dy-vjeçar të ndërhyrjes së Rusisë për të ndikuar në garën presidenciale të 2016’s.

“Gjithçka që kemi bërë kundër Rusisë, a nuk e ka penguar atë mjaftueshëm?”, pyeti senatori, Lindsey Graham, kryetar i Komitetit të Senatit.

Wray ka përfunduar se sipas pikëpamjeve të tij, ruset nuk do të ndalen pasi që nuk janë penguar mjaftueshëm.

Related posts

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

Përgatitjet e NATO-s për një luftë të re