SHBA ndalon me ligj udhëtimin për në Kubë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e ka ndaluar udhëtimin për në Kubë. Këtë e ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit Amerikan.


Trump ka ndaluar të gjitha jahtet, anijet turistike po ashtu edhe aeroplanët privatë dhe komercialë që të udhëtojnë në Kubë.

Departamenti i shtetit ka cituar si arsye shtypjen e popullit kubanez nga qeveria e atjeshme. Poashtu Kuba është penalizuar për ndihmën e vazhdueshme ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Më herët Trump kishte paralajmëruar një embargo ndaj këtij shteti në qoftë se nuk do të ndryshojnë gjërat.

“Turizmi jonë i ka ndihmuar mbushjes së xhepave të diktatorëve dhe ushtrisë kubaneze. Kjo ka ndikuar në shtypjen e popullit të pafajshëm në Kubë. Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje që të ndalet shtypja ndaj kubanezëve, të ndalet ndërhyrja në Venezuelë dhe të punohet për një shtet stabil, përparimtar dhe vend të lirë për popullin kuban”, tha Departamenti i shtetit amerikan në një deklaratë zyrtare.

Gjithsesi udhëtimi do lejohet në disa raste të veçanta, duke përfshirë vizita e antarëve të familjes, punë qeveritare dhe projekte humanitare.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif