SHBA me akuza të reja për themeluesin e WikiLeaks

Departamenti amerikan i Drejtësisë, akuzoi themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange për pranin dhe publikim të informacioneve të klasifikuara.


Akuzat e përmbledhura në 18 pika u bënë publike të enjten.

Akuzat e reja shkojnë shumë përtej një aktakuze fillestare kundër z. Julian Assange, që u publikua muajin e kaluar e cila e ngarkonte atë për komplot me ish-analisten e shërbimit të zbulimit të ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, për të thyer fjalëkalimin e një kompjuteri të Departamentit të Mbrojtjes.

Në akuzat e reja, Julian Assange ngarkohet për komplot me Chelsea Manningun për të mbledhur dhe publikuar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare, duke përfshirë kabllogramet e Departamentit të Shtetit dhe raportet mbi luftërat në Irak dhe Afganistan.

Aty thuhet mes tjerash se veprimet e tij “rrezikonin të dëmtonin seriozisht” Shtetet e Bashkuara.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif