Shala: LDK nuk do të bisedojë asnjëherë për shkëmbim të territoreve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, u pyet nëse LDK do të negociojë për shkëmbim territorial. Në këtë pyetje, Shala tha se partia e tij asnjëherë nuk do të bisedojë për çështje të tilla.


“LDK nuk do të bisedojë për këtë çështje asnjëherë, do të bisedojmë për një marrëveshje që zgjidhë problemin…LDK nuk do të jetë pjesë e një qeverie që do të negociojë çështje të tilla, por, do të mbrojë interesin e shtetit”, tha Shala në T7, transmeton Gazeta Sinjali.

Sa i përket formimit të qeverisë së re, në rast se LDK-së i jepet mandati, Shala tha se për partitë në koalicion do të vendosë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon