Serbia në zi për tri ditë duke filluar nga sot: Çfarë duhet të dinë qytetarët?

Sot në Serbi fillojnë tri ditë zie për shkak të të shtënave në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, ku mbetën të vrarë nëntë persona.


Dita e zisë, sipas ligjit, shpallet pas një aksidenti veçanërisht të rëndë që rezulton me vdekjen, plagosjen ose dëmtimin e rëndë të shëndetit të një numri të madh njerëzish, ose në rast të vdekjes së një personi të lartë, zyrtar shtetëror.

Ditë zie mund të shpallet edhe në rast të vdekjes së një personi që ka pasur merita të mëdha për vendin, si dhe me rastin e një ngjarjeje tragjike, kur kështu gjykon qeveria.

Vendimin për shpalljen dhe kohëzgjatjen e ditës së zisë e merr Qeveria e Serbisë.

Autoritetet dhe organizatat, si dhe personat e tjerë juridikë që përdorin flamurin, janë të detyruara që gjatë ditës së zisë ta ulin në gjysmështizë flamurin e Serbisë, me ndriçim përkatës gjatë natës.

Organizatat transmetuese për informimin e publikut në territorin e Republikës së Serbisë janë të obliguara që programin e tyre ta përshtatin me rregullat e ditës së zisë të përcaktuara me ligj.

Muzetë, teatrot, kinematë, organizatat që kanë programe muzikore-skenike, arkivat dhe institucionet e tjera në fushën e kulturës janë gjithashtu të detyruara t’i përshtatin programet e tyre rregullave të ditës së zisë.

Gjatë ditës së zisë është e ndaluar transmetimi i muzikës popullore dhe argëtuese, pra mbajtja e programeve argëtuese në vende publike.

Related posts

Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët

ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve