Serbët dhe kosovarët “kokë më kokë” në Washington, zbulohen ekipet e dialogut

Mediat në Kososvë duke cituar burime diplomatike kanë zbardhur përbërjen e ekipeve të dialogut Kosovë-Serbi që do të shkojnë në Washington.


Delegacionet, sipas protokollit, do të kryesohen nga presidentët e të dyja vendeve.

Mësohet se pala serbe drejtohet nga presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili shoqërohet nga kryeministrja Brnabiç, Gjuriç dhe një këshilltar i presidentit.

Ndërsa, pala kosovare drejtohet nga presidenti Hashim Thaçi, i cili shoqërohet nga kryeministri Hoti, dhe nga dy këshilltarë përkatës.

Me ndërmjetësimin e SHBA, Kosova dhe Serbia po ulen pas dy vitesh në tavolinë të dialogut, në fazën e fundit të bisedimeve drejt marrëveshjes së paqes midis dy shteteve.

Pas takimit të Washingtonit, më 17 korrik pritet të mbahet edhe në Paris një takim i nivelit të lartë, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, si dhe kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, i cili do të jetë si vazhdimësi e Samitit të Berlinit.

Pas këtij samiti që do të mbahet në kryeqytetin e Francës, pritet të pasojë edhe organizimi i një takimi me të njëjtën përbërje në kryeqytetin e BE-së në Bruksel, ku parashihet të finalizohet edhe marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /abcnews.al

Related posts

Foto / Zbulohen mesazhet e Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

Deputetët e posazgjedhur sot tentojnë për të 12-tën herë ta çbllokojnë Kuvendin

LVV nuk siguron votat, dështon për të 11 herë, Kurti i ofron koalicion Abdixhikut

/