Sandviçi i nxehtë dhe i lehtë për t’u përgatitur që do t’ua ngritë disponimin menjëherë

Sandviçët janë ndër ushqimet më të lehta për t’u përgatitur, si dhe më të preferuarat për t’u konsumuar në mëngjes.


Ata nuk zënë shumë vend në çantë dhe mund t’i merrni me vete edhe në punë, transmeton Telegrafi. Sandviçi me domate të nxehta dhe djathë brusketa.

Përbërësit:

▪ një baguette (bukë për sandviç),
▪ tri domate,
▪ një qepë,
▪ pak hudhër,
▪ gjysmë lugë gjelle borzilok të tharë,
▪ pak kripë dhe piper të zi,
▪ 200 gramë djathë mocarela.

Përgatitja:

I kombinoni domatet e prera me qepën, hudhrën, borzilokun, kripën dhe piperin në një tas. Ato i hidhni aty me kujdes, pastaj e mbuloni tasin me një kapak dhe e vendosni në frigorifer.

Furrën e nxehni në 190°C, ndërsa bukën për sandviç në mënyrë diagonale e preni në 12 rriska. E nxehni bukën në furrë për pesë minuta derisa të merr ngjyrë ari. Temperaturën e ktheni në 120°C.

Sallatën me domate e vendosni në bukë me një lugë gjelle. Çdo sandviç e mbuloni me rriska të holla të mocarelës.

Bukën e sandviçit e nxehni prapë në furrë derisa të shkrihet djathi (kjo merr kohë vetëm dy minuta).

Sandviçin e shijshëm e shërbeni menjëherë!

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi