Rriten tensionet, Turqia nis stërvitjen ushtarake në Qipron Veriore

Forcat e armatosura turke nisën sot stërvitjen në Qipron Veriore – një entitet i njohur vetëm nga Ankaraja – ndërsa tensionet me Greqinë rriten në Mesdheun Lindor.


Kërkimet e Turqisë për rezerva gazi dhe nafte në ujërat e pretenduar nga Greqia kanë krijuar një tendosje të madhe të marrëdhënieve mes dy vendeve anëtare të NATO’s, raporton Anadolu Agency.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan të shtunën paralajmëroi Greqinë duke deklaruar se ajo “ose duhet të kuptojë gjuhën diplomatike e politike ose në terren përmes përvojave të hidhura.”

Dhe ndërsa tensioni rritet ushtria turke ka nisur stërvitjen e quajtur “Stuhia e Mesdheut” me komandën e Sigurisë Turke Qipriote, tha Zëvendës Presidenti Fuat Oktay në Twitter.

Prioritetet e sigurisë të vendit tonë dhe të Republikës turke të Qipros Veriore janë të domosdoshme bashkë me zgjidhjet diplomatike në Mesdheun Lindor, tha Oktay.

Edhe ministri i Mbrojtjes turke publikoi në twitter stërvitjen ushtarake e cila do të vijojë deri të enjten, duke shkruar “E suksesshme.”

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif