Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,84% në raport me vendimin e datës 24.03.2025.


Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rriten për 1,50 den/litër, derisa çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL BS (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, rritet për 0,950 den/kg dhe tani do të jetë 41,705 den/kg.

Nga data 02.04.2025 në ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 76,50 (denarë/litër)
  • EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79,00 (denarë/litër)
  • EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 69,00 (denarë/litër)
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 69,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU do të shitet për 41,705 (denarë/kilogram).

Related posts

PS kryeson bindshëm deri tani, reagon Edi Rama

Heshtje zgjedhore në Shqipëri, të dielën nis “beteja” për votën e fundit

Foto / Zbulohen mesazhet e Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

/