07:41 – Kryetarët e komunave veriore sot takohen me ambasadorin Hovenier.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sot do të zhvillojë një takim me kryetarët e komunave veriore.
Bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në Prishtinë, me fillim nga ora 09:00, ka raportuar Klankosova, transmeton PreshevaPRESS.
07:31 – KFOR-i ruan sigurinë e objekteve të komunave veriore
KFOR-i është duke e ruajtur sigurinë e objekteve të komuanve në veri të vendit, aty ku sot do të nisin punën kryetarët e rinj.
Pjesëtarët e policisë së Kosovës gjenden në afërsi të objekteve komunale duke e përcjellë gjendjen.
Në Zubin Potok e Zveçan veçse janë mbledhur protestuesit serbë për të kundërshtuar udhëheqjen e kosovarëve në këto komuna.
Në Zveçan madje protestuesit tentuan të hynin edhe në objektin e komunës, por u shpërndanë me gaz lotsjellës nga policia.
07:31 – Protestuesit tentojnë të futen në komunën e Zveçanit, shpërndahen me gaz lotësjellës nga policia (VIDEO)
Protestuesit i janë afruar objektit të komunës në Zveçan, duke tentuar që të futen brenda në objekt.
Klan Kosova ka njoftuar se Ilir Peci ende nuk kanë dalë në punë, përcjell PreshevaPRESS.
Kujtojmë se nga ora 09:00, kryetarët e katër komunave veriore do të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka dalë në Zveçan ku ka biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.
Sipas raportimeve të Radio Evropa e Lirë, Rakiq tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal.
Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.