Reuters: BE do hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian mund të fillojë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, njoftoi agjencia Reuters, duke iu referuar një draft-vendimi që duhet të miratohet këtë javë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.


Me sa duket dy skeptiket, Holanda e Franca kanë zbutur qendrimet e tyre. “Shpresat e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE janë thyer disa herë vitet e fundit për shkak të skepticizmit të Francës dhe Holandës, lidhur me arritjet e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe qëndrimit në shinat e demokracisë

Por Parisi zyrtar dhe Haga kanë lehtësuar në javët e fundit kundërshtimet e tyre dhe çështja e zgjerimit për këto dy vende u rikthye në vëmendje edhe pse Europa është goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit.

Greqia ende nuk i është bashkuar vendimit të vendeve të bllokut, i cili kërkon unanimitetin e të gjithë anëtarëve, por burime diplomatike bëjnë me dije se Athina zyrtare e ka dhënë miratimin e saj pasi në draft u përfshinë dhe kërkesat për minoritetin në Shqipëri.

Sipas burimeve nëse asnjë vend nuk ka kundërshti, vendimi pritet të miratohet në mesin e javës”, thuhet ne shkrimin e Reuters.

Related posts

Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra që duhet t’i lexoni këtë javë

Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë banorë

Tre shqiptar të vdekur dhe 4 të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë