Radio Evropa e Lirë raporton për ushtarë të lënduar të KFOR-it në veriun e Kosovës

Ekipi i Radio Evropa e Lirë që po raportojnë nga komunat veriore të Kosovës, kanë raportuar se kanë parë ushtarë të lënduar të KFOR-it.

Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e intervenimit të KFOR-it kundër protestuesve serbë në Zveçan, raporton ekipi i REL-it në terren.

Kameramani ynë ka parë edhe ushtarë të lënduar të KFOR-it.

Gjatë operacionit u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.

Related posts

Për herë të 25-të Kuvendi i Kosovës provon konstituimin

Dështon përpjekja e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Stërvitjet më të mëdha ushtarake “Defender Europe 25” fillojnë edhe në Shqipëri

/