Qyteti nga Australia po legalizon kanabisin për përdorim personal

Canberra është bërë qyteti i parë në Australi që legalizon kanabisin për përdorim personal, transmeton Gazeta Metro.


Qytetarët e këtij vendi të cilat janë mbi moshën 18 vjeçare do të lejohen të posedojnë 50g kanabis dhe të rrisin dy bimë të tij.

Një familje mund të ketë vetëm katër bimë në total.Ndryshimi i ligjit nuk do të hyjë në fuqi deri më 31 janar.

Ministri i Shëndetit Rachel Stephen-Smith gjithashtu duhet të nënshkruajë projekt-ligjin.

Ndërsa legalizimi i drogës mund të përplaset me ligjet federale të drogës, Z. Pettersso tha se ai ishte ‘shumë i sigurt’ se nuk do të kishte asnjë problem.

Ndryshimet e bëra në projekt-ligjin origjinal kërkojnë që kanabisi të mbahet larg fëmijëve dhe të ndalojë të rriturit ta përdorin atë pranë fëmijëve ose ta rritin atë në kopshte të komunitetit.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi