Qeveria e Kosovës ndan mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Foto: Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 10 mijë euro mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, njofton kumtesa nga Qeveria e Kosovës.


Ky vendim është marrë në një mbledhjen e 209-të që Qeveria e Kosovës ka mbajtur të mërkurën, në mënyrë elektronike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 10,270.00 € si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti shquhet për ndihma të vazhdueshme për Luginën e Preshevës.

Related posts

Ekskluzive / Zbardhet agjenda e vizitës së kongresistëve amerikan në Luginë dhe Kosovë

Paralajmërim për qytetarët: Të hënën ushtrime me armë zjarri në Leran, ndalohet qarkullimi

Hapet konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë