Qeveria britanike pezullon rishikimin e marrëveshjes së Brexit-it

Boris Johnson njoftoi pezullimin e rishikimit të marrëveshjes së Brexit në parlamentin e Britanisë së Madhe pas refuzimit të kalendarit të miratimit kërkuar nga qeveria, në pritje të një vendimi nga ana e europianëve për një shtyrje të mundshme të datës së largimit.

Pas këtij votimi, duke komprometuar seriozisht mundësitë e ratifikimit para 31 tetorit, kryeministri britanik u tha deputetëve se kishte për qëllim t’u kërkonte europianëve synimet e tyre për shtyrjen e kërkuar.

“Në pritje të vendimit të tyre, ne do ta pezullojmë këtë legjislacion”, deklaroi ai.

Boris Johnson kërcënoi sot me tërheqjen nga Parlamenti të ligjit për aplikimin e marrëveshjes së Brexit dhe me zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse deputetët refuzojnë të përshpejtojnë miratimin e projektligjit, që do ta vështirësonte ratifikimin e tij deri më 31 tetor.

“Nëse parlamenti refuzon kryerjen e Brexit dhe vendos të shtyjë gjithçka në janar ose më vonë, projektligji duhet tërhequr dhe ne do të na duhet të hyjmë në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi kryeministri britanik para parlamentit.

Deputetët votuan sot në mbrëmje për kalendarin e miratimit të propozuar nga qeveria, që parashikon miratimin e projektligjit prej 110 faqesh deri të enjten në mbrëmje.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif