QARG sjell librin me përmbledhjen me përalla për fëmijët shqiptarë në Luginë

Në ambientin e Bibliotekës së qytetit në Bujanoc, Qendra për Avancimin e e të rinjëv dhe grave – QARG, të marten (dje) ka bërë promovimin e përmbledhjes së librit  me përralla të titulluar “Përrallat e gjyshes”.


Sipas QARG, ketë promovim e bëri të veçantë prezenca e fëmijëve të grupeve parashkollore dhe edukatoreve të tyre, si të ftuar special, duke qenë se vet libri me përralla është përgatitur enkas për fëmijët e grupmoshave të ndryshme.

Gjatë promovimit edhe Nejla dhe Stina lexuan nga një përrallë për fëmijët që ishin prezent.

Libri iu dhurua Bibliotekës së qytetit, që të kenë mundësi sa më shumë fëmijë ta lexojnë. Por gjithashtu libri u dhurua edhe nëpër pothuajse të gjitha paralelet e parashkollorëve në komunën tonë si në Bujanoc, Tërnoc, Turi, Bilaç, Samolicë dhe në Bibliotekën e fshatit Tërnoc, në Bibliotekën e shkollës fillore “Naim Frashëri”.

Ky aktivitet i Qendrës për Avancimin e të rinjëve dhe grave – QARG, u realizua fal mbështetjes financiare të Këshillit Kombëtar Shiqptar, ku përmbledhjeje e përrallave, tanimë ka arritur në duart e shumë voglushëve shqiptarë nga komuna jonë.

Related posts

Blushi në Preshevë me rastin e ditës së bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi” 

Përkujtohet vepra dhe jeta e Agron Boriçit në dhjetë vjetroin e vdekjes së tij

Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”