Publikohen çmimet e reja të karburanteve që do të vlejnë deri më 31 maj

Në pikat për shitjen e karburanteve në teritorin e Serbisë, duke filluar nga sot në ora 15:00, një litër eurodizel do të kushtojë 201 dinarë, ndërsa një litër benzinë ​europremium BMB do të kushtojë 194 dinarë, ka raportuar gazeta Blic.


Krahasuar me javën e kaluar, dizeli e ka mbajtur çmimin, ndërsa benzina është bërë më e lirë për dy dinarë, shkruan Blic.

Çmimet e reja të karburanteve do të jenë në fuqi deri të premten e ardhshme, më 31 maj.

Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar më parë Rregulloren e ndryshuar për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës, me qëllim që të zvogëlohen kostot e larta me të cilat përballen prodhuesit bujqësorë dhe të sigurohet zbatimi i të gjitha operacioneve të nevojshme agroteknike.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi