Princesha e Uellsit, Kate Middleton diagnostikohet me kancer

Princesha e Uellsit Kate Middleton është diagnostikuar me kancer dhe është në fazat e hershme të trajtimi, raporton BBC.


Deklarata është bërë publike nga vetë Princesha e kurorës përmes një videoje.

“Kjo sigurisht që erdhi si një tronditje e madhe, William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re.”

Kështu u shpreh Kate Middleton, Princesha e Uellsit, në një video mesazh pasi deklaroi se ishte diagnostikuar me kancer dhe po trajtohej.

Lajmi vjen pas disa javësh spekulimesh intensive në internet për shëndetin e Princeshës pas mungesës së saj në shumë evente, detyra të rëndësishme publike.

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu