Presidentja Osmani mbush 41-vjet

Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.


Ajo sot feston ditëlindjen e 41-të.

Osmani u zgjodh si e para e shtetit më 22 mars 2021. Vjosa Osmani për disa muaj ishte edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Osmani ishte edhe deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo ka shërbyer edhe si shefe e kabinetit të presidentit të Kosovës, në kohën e Fatmir Sejdiut nga viti 2006 deri në 2010-të.

Osmani është profesore në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Vjosa Osmani ka lindur më 17 maj 1982 në Mitrovicë, është e martuar dhe i ka dy vajza.

Related posts

Tryezë e rrumbullakët për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndalimin e diskriminimit

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

Tragjedi në Llap / Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës