Organizata REFORMA në vazhdën e realizimit të projekteve aktuale në bashkëpunim me mediumin PreshevaPRESS, është në kërkim të gazetarëve, kameramanëve dhe montazherëve.
Me këtë rast inkurajohen të aplikojnë të gjithë ata nga Presheva dhe Bujanoci që njohin punën në fushën e medieve ose kanë studiuar /studiojnë gazetari, letërsi, apo të profesioneve që lidhen me punën e mediave.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Siguron informata dhe të dhëna nga terreni. Përgatit lajme, reportazhe, intervista ose produkte tjera mediale.
AFATI APLIKIMIT:
Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) përmes postës elektronike në adresën jobs@preshevapress.com më së largu deri më 28 mars 2021. Të gjithë ata që kanë përvojë të mëhershme në fushën e media, luten të dërgojnë edhe materialet e prodhuara më herët si lloj rekomandimi.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen nga redaksia.