Policia e Kosovës ka gjetur një raketahedhës në kufi me Serbinë

Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm, njofton KlanKosova, transmeton PreshevaPRESS.


U bë e ditur se fillimisht policia kishte hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës.

Bëhet e ditur poashtu se nuk ka të dyshimtë dhe as të arrestuar por zona ku është gjendur mjeti është shumë afër kufirit me Serbinë.

“Sot me dstën 03.02.2025 rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontraband të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diçka të dyshimtë. Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjmë me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm”, njoftoi Elshani.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kurti: Më 7 shkurt, mbahet tubimi më i madh elektoral që ka parë ndonjëherë Kosova

PreshevaPRESS

Paparaci publikon mesazhe që implikojnë Kurtin në aferat dhe kontrollimin e KEK-ut

PreshevaPRESS

Qytetarët në disa vende të Ballkanit Perëndimor ftohen t’i bojkotojnë supermarketet

PreshevaPRESS