Përsëritet historia, Portugalia në flakë

“Rreth 1,800 zjarrfikës po përpiqen të përmbajnë  nën kontroll zjarret në Portugali qendrore që tashmë kanë plagosur 20 vetë, duke përfshirë tetë zjarrfikës”, thanë autoritetet sot.


“Zjarri shpërtheu të shtunën nëpër tri fronte në rrethin e Castelo Brancos, 125 milje në verilindje të Lisbonës”, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile e Portugalisë.

Zjarrfikësit u mbështetën nga 19 avionë zjarrfikës dhe qindra automjete. Kjo është periudha e parë e madhe e zjarreve në Portugali këtë vit.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?