Përplasje mes helikopterëve: 13 ushtarë francezë mbesin të vdekur

13 ushtarë francezë që po luftonin kryengritësit islamikë në Mali, janë vrarë pasi dy helikopterë u përplas në ajër.


Askush nuk i mbijetoi përplasjes, pasi avionët po fluturonin në një lartësi të vogël, dhe në errësirë totale kështu duke e bërë operacionin edhe më kompleks.

Ky është incidenti më vdekjeprurës që përfshin ushtrinë franceze që nga viti 1983, kur 58 parashutistë u vranë nga një bombë në një kamion në Liban.

Trupat që vdiqën në tragjedinë e së hënës në rajonin Liptako, afër Nigeritm, po ndihmonin komandot franceze në terren duke gjuajtur një grup ekstremistësh.

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu trishtimin e tij të thellë, dhe i quajti ushtarët heronj të cilët kishin vetëm një qëllim, për të na mbrojtur, tha Macron.

Ushtarët po ndiqnin luftëtarët në Shtetin Islamik në Saharën e Madhe. Një rritje e re e sulmeve ekstremiste në Mali ka vrarë më shumë se 100 trupa lokale, në dy muajt e fundit.

Rajoni është një front në zhvillim në luftën kundër ISIS, dhe grupeve të tjera ekstremiste, përfshirë ato të lidhura me Al Kaedën.

Franca ndërhyri në 2013 pasi ekstremistët morën nën kontroll qytete të mëdha në veri të Malit, dhe zbatuan një version të ashpër të ligjit islamik. Dhe që nga ai vit, të paktën 44 ushtarë francezë kanë vdekur në këtë operacion.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif