Këto dy fluturake megjithatë ishin në gjendje të ulen në mënyrë të sigurt pas përplasjes dhe pilotët nuk kanë pësuar fare lëndime.
Dy avionë nga ekipi aerobatik ushtarak “Patrouille Suisse” kanë prekur njëri-tjetrin gjatë një fluturimi stërvitor pranë Zug-ut të enjten, transmeton albinfo.ch.
Këto dy fluturake megjithatë ishin në gjendje të ulen në mënyrë të sigurt pas përplasjes dhe pilotët nuk kanë pësuar fare lëndime, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes DDPS, shkruan srf.ch.
Sipas një zëdhënësi të ushtrisë, në këtë përülasje janë përfshirë dy avionë të tipit Tiger F-5.
Detaje të tjera nuk dihen ende. Të premten, ekipi aerobatik duhet të ofrojë një spektakël ajror në Festivalin Federal Yodell, që mbahet në Zug. Policia ushtarake ndodhet në vendngjarje për të hetuar rastin.
Një pjesë e njërot nga aeroplanët ka rënë në oborrin e një ndërmarrjeje, në Baar të Kantonit Zug, përcjell albinfo.ch. Me këtë rast, një person i pranishëm aty ka pësuar lëndime të lehta