Përkujtohet vepra dhe jeta e Agron Boriçit në dhjetë vjetroin e vdekjes së tij

Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, është mbajtur manifestimi përkujtues për verpën dhe jetën e regjisorit të Teatrit Amator të Qytetit, Agron Boriçi.


Në praninë e anëtarëve të familjes Boriçi në Preshevë. shumë ish aktorëve të Teatrit Amator të Qytetit, kolegëve, dashamirëve të artit dhe shumë pjesëmarrësve, nën organizimin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Teatrit të Qytetit të Preshevës, mbrëmë është mbajtur manifestimi përkujtues për dhjetë vjetroin e ndarjes nga jeta të Agron Boriçit.

Të pranishmit përveç fjalimeve të shkurtra ceremoniale të organizatorëve dhe familjarëve, patën mundësi të shohin ekspozitën me fotografi nga shfaqet e punuara nga Agron Boriçi gjatë karierës së tij, si dhe monodramën “Aktori në Tavan” nën autorsinë dhe regjinë nga  Agron Gerguri, interpretuar nga Ismet Azemi.

Related posts

Egzona Salihu fiton betejën gjyqësore kundër Shtëpisë së Kulturës, rikthehet në Teatër

Teatri i Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re, “Një dorëzim në Spokan”

“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” sjell Sislej Xhafan në Preshevë prej 14 deri më 18 tetor