Përhapja e koronavirusit – Deri tani tetë komuna të Kosovës janë futur në karantinë

Në Kosovë deri tani janë regjistruar 283 raste të prekura me Covid-19, 58 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa 7 kanë vdekur. Nga 38 komuna në Kosovë, 26 janë prekur me koronavirus e shtatë nga to aktualisht janë futur në karantinë.


Komuna që më së shumti është prekur nga virsui Covid-19 është Malisheva, e cila kryeson me 65 rate të konfirmuara deri tash.

Pas saj vijnë, Prishtina me 46 raste të konfirmuara, Mitrovica e Veriut me 22, Vushtrria me 21, Ferizaj me 20.

Tetë nga këto komuna janë futur në karantinë, masë parandaluese kjo e cila ende nuk është shfuqizuar nga asnjë komunë.

Komunat të cilat futur në karantinë janë: Prishtina, Ferizaj, Malisheva, Klina, Vitia, Zveçani, Suhareka dhe Mitrovica e Veriut.

Mbrëmjen e djeshme është raportuar se njëzet raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Prishtinë. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që kryeqyteti i Kosovës të futet në karantinë, e pas Prishtinës është vendosur të karantinohet edhe për Komuna e Suharekës.

“Nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një njoftimi.

Derisa Komuna e Suharekës është vendosur të karantinohet pas konfirmimit të rastit të dytë me Covid19 ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj,

“Komuna e Suharekës shpallet zonë karantinë. Ndërsa fshatrat Semetisht dhe Bllacë shpallen Vatra të përhapjes së Infeksionit”, njoftoi Muharremaj.

Related posts

Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

Mbi pesë vjet burgim për shqiptarin në Zvicër që hodhi në erë bankomatin

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

/