Përfitimet shëndetësore që i sjell ecja në shi

Shumë njerëzve iu pëlqen zëri i shiut që bie, shumë njerëzve iu duket romantik e i kënaqshëm, e disa tjerëve era e shiut ju duket relaks për nervat.


Ecja në shi mund të jetë përvojë shëruese sepse e qetëson mendje dhe i liron emocionet e mendimet e shtypura.

Era e shiut madje e ka edhe në emër të veçantë, “Petrichor”, të cilin ia kanë lënë dy shkencëtarë australianë në vitet e 1960’ta.

Ditët me shi janë ideale për ju nëse jeni të stresuar, ndiheni të mërzitur ose thjesht ju nevojitet pak kohë të relaksoheni dhe ta shijoni momentin.

Më poshtë i keni disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell ecja në shi:

– Era e shiut e freskon mendjen

– Lagështia e madhe e mban lëkurën e flokët të hidratuara, prandaj shiu është i mirë për skalpin dhe lëkurën

– Hulumtuesit japonezë kanë zbuluar se aktivitetet fizike që bëhen në mot të ftohtë e me shi ndikojnë që të digjni më shumë kalori e yndyrë

– Shiu ndikon në pastrimin e ajrit duke e absorbuar pluhurin dhe mikrobet, prandaj ju do të jeni më të shëndetshëm

– Shëtitja në shi iu ndihmon njerëzve t’i shohin problemet nga një perspektivë tjetër.

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu