PËR SHKAK TË KRIZËS SË USHQIMIT KOREJA VERIORE MBJELL ORIZ

Fermerët në Korenë e Veriut kanë filluar me mbjelljen e orizit për ta shuar krizën për ushqim që ka kapluar këtë vend.


Drejtori i operativës në Kangso tha se me mbjelljen e orizit pritet të arrihet synimi i vendosur nga lideri Kim Jong-Un për të shuar këtë krizë që është më e madhja në dhjetë vjetët e fundit.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se katër nga dhjetë koreano – veriorët kanë krizë për të siguruar ushqimin dhe tashmë kanë shkurtuar racionet.

Koresë së Veriut deri më tani i ka dalë në ndihmë me ushqime Koreja Jugore.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif