Pendarovski-Kurti: Flitet për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në margjinat e Konferencës për Siguri që po mbahet në Munih, ka realizuar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


“Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët, thellimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që kontribuojnë në përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Kosova është partneri ynë i rëndësishëm tregtar, me tregti të lirë që kontribuon në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve”, shkruan Pendarovski në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se në Konferencën për Siguri në Munih marrin pjesë edhe liderë botërorë dhe nga rajoni, në mesin e të cilëve edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministri për Punë dhe Politikë të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Related posts

Çfarë duhet të dini rreth fillimit të kontrolleve të reja kufitare në aeroportet zvicerane

Gjermania shfuqizon programin e përshpejtuar për marrjen e shtetësisë

Lajme të rëndësishme nga Zvicra për të cilat duhet të lexoni këtë javë