Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, ka njoftuar fillimin e procedurave për shkarkimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Ky vendim vjen pas raportimeve se presidenti Trump gjatë një telefonate në korrik me presidentin e Ukrainës, Volodomyr Zelenskyi, kishte kërkuar nga ai hetim të plotë mbi kandidatin për president në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, Joe Biden dhe djalit të tij, duke kushtëzuar me tërheqjen e mbështetjes financiare për ushtrinë e Ukrainës.
Pelosi në një adresim publik tha se është “e papranueshme dhe esenciale që presidenti të mos jap përgjegjësi. Askush nuk është mbi ligjin”.
Numri i demokratëve që mbështesin vënien në gjykim të presidentit Donald Trump është duke u rritur. Nga 235 demokratët në Shtëpinë e Përfaqësuesve, të paktën 161 nga ta e kanë bërë të qartë se do të fillojnë procesin e hetimit ndaj Trumpit.