Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të hënën dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 7 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin diku mes 18 dhe 27 gradë Celsius.
Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike. Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë ditëve të fundit të javës së kaluar dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit.