Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas të dhënave hidrometeorologjike neser parashikohet moti i ngrohtë.


Fillimi i javës mbetet me mot shumë të ngrohtë. Të martën dhe mërkurën priten shtrëngata me shi. Nga e mërkura rënie e temperaturave.

Në fillim të javës mbetet mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me vranësira. Ndërkohë një ciklon që ndodhet mbi Mesdheun perëndimor, gradualisht po i afrohet rajonit tonë e ditën e mërkurë do të kalojë edhe mbi vendin tonë.

Pasditen e së martës dhe ditën e mërkurë priten zhvillime të shtrëngatave me shi, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje më intensive shiu, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

Me kalimin e ciklonit do të depërtojnë masa më të freskët ajrore, që nga dita e mërkurë sjellin edhe rënie të temperaturave. Ditën e premte do të mbajë mot i mirë dhe kryesisht me diell.

Pluhuri saharian me përqendrime më të ulëta do të mbetet edhe ditëve të para të javës, e nga dita e mërkurë erërat veriore do t’a zmbrapsin në jug mbi Mesdhe. Cilësia e ajrit do të përmirësohet dhe do zbres edhe në vlera të mira.

19.05 – Kryesisht me vranësira dhe shumë ngrohtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten shtrëngata të shpërndara me shi.

20.05 – Mot jostabil. Që nga orët e hershme të mëngjesit priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

21.05-22.05 – Të enjten më freskët, kryesisht me vranësira, paradite kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Ditën e premte, mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e të premten do të zbresin deri në 8C. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 27C deri 29C, të mërkurën do të zbresin në 23C, e ditën enjte edhe deri në 16C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s.

Me kalimin e ciklonit mbi rajon shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu