Java fillon me mot stabil dhe kryesisht me diell, derisa nga dita e enjte më pas priten reshje shiu.
Java e dytë e nëntorit, parashihet të filloj me mot stabil dhe kryesisht me diell, megjithëse orëve të mëngjesit me kushte për mjegull përgjatë ultësirave.
Ditën e mërkurë do të ketë shtim të vransirave, e nga dita e enjte po priten edhe kushte për të reshura shiu të kohëpaskohshme, që mund të vazhdojnë edhe nga dita e premte. Me rënie të temperaturës, viseve malore sërish priten reshje bore që formojnë edhe shtresë dëbore në këto zona.
Cilësia e ajrit, pas një përmirësimi në fundjavë, sërish pritet të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror në sipërfaqe, shkaku i motit më stabil. Indeksi kalon në vlera të dobëta apo pashëndetshme, megjithëse orëve të pasdites në disa stacione vlerat e çastit mund të jenë edhe të pranueshme.
14.11 – Mëngjesi i ftohtë dhe me mjegull. Ditën kryesisht me diell.
15.11 – Mjegull orëve të mëngjesit. Ditë me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga shiu përreth viseve malore.
16.11 – Kryesisht me vransira, vonë pasdite dhe mbrëmje mundësi për riga shiu.
17.11 – Kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu kohëpaskohe. Në vise malore borë.
18.11 – Vranët me reshje shiu orëve të pasdites. Në zona malore borë.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2°C e 7°C, e ato maksimale në fillim të javës luhaten ndërmjet 15°C e 17°C, më pas pritet të zbresin deri në 12°C e 13°C.
Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e nga dita e enjte ndryshon drejtimin në verilindje.
Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies edhe thellë nën vlera normale deri në pjesën e dytë të javës.