Në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara është mbajtur parada tradicionale e Ditës së Pavarësisë përgjatë rrugës së Kushtetutës.
Shumë njerëz u mblodhën të shihnin paradën e gjatë rreth 1 kilometër e gjysmë.
Festimet e Ditës së Pavarësisë në Uashington do të vazhdojnë me koncertin vjetor në Kongres dhe fishekzjarret tek shëtitorja kombëtare.
Risi këtë vit është ngjarja e thirrur nga Presidenti Donald Trump e quajtur “Nderim për Amerikën”.