Pandemia godet fermerët e kanabisit në Shqipëri, Artan Hoxha: Farat vinin me postë

Gazetari Artan Hoxha së fundmi ka cekur një nga temat më të nxheta në Shqipëri, kur vjen puna tek narkotrafiku.


Duke qenë prej kohësh një nga shtetet më prodhuese dhe eksportuese të kanabisit në Europë e në botë, sigurisht fermerët e këtij produkti janë prekur nga pandemia e koronavirusit.

Sipas Hoxhës, duke qenë se rrugët tokësore, detare dhe ajrore janë mbyllur, shqiptarët janë detyruar të mbjellin farë vendi, por u ka dalë defektoze. Kjo gjë ka çuar dëm punën e disa muajve dhe ka rrezikuar prodhimin për vitin në vazhdim.

Statusi i Artan Hoxhës në facebook:

Me faren, sivjet kemi pak problem.

Mbyllja e papritur dhe e menjehershme e rrugeve tokesore dhe ajrore, na i gjeti “mbareshtruesit” e narkokultures, te papergatitur.

E kush, e kishte menduar xhanem, se cfare do te ndodhte kaq shpejt?!

Gjithsesi, ai qoftelargu, qe na la partine, “mal me komisare”, ka pas thene se ne kushtet e bllokades imperialisto-revizioniste:
“duhet te veprojme me inisiative dhe vetveprim”…

Ne situaten e papritur te bllokades globale te pandemise, “mbareshtruesit” e narkokultures, qe nuk munden te siguronin fare importi, te certifikuar dhe kontrolluar, nga laboratoret hollandeze te specializuar per tregetimin e farerave te tilla, u detyruan ti kthehen fares vendase.

Problemi qendron ne faktin, se fara vendase, e perzgjedhur, selektuar dhe ruajtur ne kushte artizanale, nuk garanton siguri dhe rendiment te larte ne mbarevajtjen e bimes.

“Mbareshtruesve” te narkokultures, u duhen disa jave, madje deri disa muaj, qe ta kuptojne se fara e mbjelle ne fidan dhe me pas e kultivuar ne parcele, eshte ajo e duhura, qe garanton prodhimin e duhur per kete vit.

Ne nje pjese te territorit, ku “mbareshtruesit” jane detyruar te perdorin faren vendase, eshte verejtuar se bimet e mbjella, kane dale me probleme dhe difektoze(ne gjuhe popullore, bimet kane dale mashkull).

Kjo gje ka çuar dem punen e disa muajeve dhe ka rrezikuar prodhimin per vitin ne vazhdim…

Duke i detyruar qe te tentojne menjehere rimbjelljen, per te mos humbur sezonin e narkokultures…

Bllokada e pandemise globale, i ka detyruar “mbareshtruesit” e narkokultures, te kerkojne menyra te reja inovative, per te importuar fare kanabisi te sigurte dhe te certifikuar, si rasti i 14 majit 2020, kur u kapen 11 mije fara kanabisi, te derguara ne rruge postare nga Spanja…

Ne foto: Farat e kanabis, qe mbaj ne duar, jane te sigurta, te kontrolluara dhe certifikuara, madje jane blere me pagese kesh ne dore, ne lokalin ROYAL, ne Amsterdam, Hollande

Numrin e telefonit nuk ua jap dot, se pastaj do me akuzoni, qe po i bej marketing, lokalit te Kliffit

He cfare kodoshash jane keta hollandezet. E pijne vet gjithe diten dhe naten, nga mengjesi deri ne mengjesin tjeter, duan “mall” te cilesise se larte, na shesin fare te çertifikuar ne mes te Amsterdamit, me para kesh ne dore…dhe pastaj na akuzojne si kultivues dhe narkotrafikante!!!

More, ketu s’ka shtet o vlla!!

Rama ik.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë