Palmer: I takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin se a janë për shkëmbim territoresh mes vete ose jo

I dërguari special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka lënë të hapura të gjitha mundësitë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, madje edhe atë të shkëmbimit të territoreve.


Palmer duke folur për ‘EUobserve’, ka thënë se u takon palëve, pra Kosovës dhe Serbisë të vendosin se për cilën ide janë në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale mes dy vendeve.

“U takon palëve që të përcaktojnë parametrat e dialogut”, ka thënë Palmer kur është pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve, kurse ka refuzuar të përgjigjet se qëndrimi i SHBA’së është në kundërshtim me atë të Gjermanisë.

Palmer ka thënë se mbështesin palën kosovare dhe serbe të gjejnë mënyrë e duhur të rikthehen bisedimeve dhe të gjejnë rrugë për njohjen e ndërsjellët mes dy shteteve.

Ajo që ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, t’i vendosin çështjet që i shqetësojnë në tavolinën e negociatave, dhe të gjejnë rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, dhe idealja do të ishte njohja e ndërsjellë si qëllim”, shtoi ai, transmeton Koha.net.

“Do të donim të shihnim njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës si rezultat i procesit [negociator]”, tha poashtu ai.

Kujtojmë se ideja për shkëmbim territoresh është pjesa e Veriut t’i jepet Serbisë, kurse Kosova të merr Luginën e Preshevën, apo siç njihet ndryshe Kosova Lindore.

Related posts

Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

Mbi pesë vjet burgim për shqiptarin në Zvicër që hodhi në erë bankomatin

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

/