Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka vlerësuar se vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia) në vitin 2050 do të kenë afërsisht tre milionë banorë më pak se sot.
Sipas të dhënave në të cilat është bazuar OKB, humbjen më të madhe në shifra absolute do ta ketë Serbia dhe në përqindje Bosnja e Hercegovina e Shqipëria.
Në vend të 16,977,000 të vitit të kaluar, Ballkani Perëndimor do të ketë 13,975,000 banorë në vitin 2050, vlerëson Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Sipas vlerësimit të OKB-së, Kosova do të ketë rënien më të vogël të popullsisë, nga 1,709,000 në 1,647,000, pra vetëm 3.6 për qind.