Një gjysh nga Rumunia është emëruar si njeriu më i vjetër në botë, dhe thotë që fshehtësia për një jetë të gjatë është dashuria.
Dumitru Comanescu, që ka 111 vjet dhe 203 ditë, e trashëgoi këtë titull pas vdekjes së britanikut Bob Weighton, i cili vdiq dje në moshën 112 vjeçare, shkruan Daily Mail.
Rumuni 111 vjeçar ka lindur më 8 nëntor në Proviëa de Jos, në bashkinë Draganeasa të komunës Prahova.
“Kam nderin, dhe ndihem i bekuar të jem zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë dhe të përfaqësoj Rumaninë në nivelin më të lartë! Është e pabesueshme!”, ka thënë Comanescu, i cili jeton në Qendrën për të Moshuar në Bukuresht.
Ai tha se fshehtësia për një jetë të gjatë ishte dashuria për gruan e tij, djemtë dhe nipërit, dhe i tha adhuruesve “shpresoj se do të rriteni më shumë se unë”.
Comanescu, i cili diplomoi nga universiteti në vitin 1933, kishte punuar tërë jetën si inxhinier i agrikulturës dhe si patolog i bimëve, tha agjencia rumune Insider.
Comanescu tashmë ishte deklaruar si qytetari më i vjetër rumun në Bukuresht në shkurt të këtij muaji dhe ishte shpërblyer me 1,046 euro dhe një pllakë nderi si homazh për jetën e tij, transmeton koha.
Rekordi Botëror i Guinnesit ka konfirmuar statusin e tij si njeriu më i vjetër në botë pasi që Bob Weighton, i cili ishte 112 vjeçar, vdiq nga kanceri edhe pse kurrë nuk kishte tymosur asnjë cigare në jetë.
Weighton kishte qenë njeriu më i vjetër në botë që nga muaji shkurt 2020, pas vdekjes së 112 vjeçit Chitetsu Watanabe nga Japonia.
Ditëlindja e fundit e Weightonit u festua më 29 mars prapa dyerve të mbyllura për shkak të koronavirusit, ndërsa 112-vjeçari pat thënë se bota sot “është në rrëmujë”.
Në një deklaratë, nipi i tij e përshkroi Bob Wightonin si “baba, gjysh dhe stërgjysh të zgjuar, të dashur dhe të ditur”.
Personi më i vjetër i regjistruar në botë ka qenë Jeanne Calment nga Franca, e cila ka lindur më 1875 dhe ka vdekur më 1997, dhe e cila kishte jetuar 112 vjet dhe 164 ditë