Dita Kombëtare e trashëgimisë kulturore
Dita Kombëtare e trashëgimisë kulturore festohet çdo vit më 29 shtator.
Në themel të kësaj dite qëndron akti patriotik dhe atdhetar i ushtarakëve: Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të parkut të Apollonisë, në vitin 1916, gjatë luftës së I -rë botërore.
Festimet për herë të parë, të datës 29 shtator, si Dita Kombëtare e trashëgimisë kulturore në Shqipëri u bënë në vitin 2003.
Sot, më 29 shtator 2020, në ora 13, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë kulturore, në shkolllen fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë të Preshevës, hapet Ekspozita e fotove dhe punimeve të trashegimisë kulturore nën organizimin e Shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Preshevë.
Dita Botërore e Zemrës
Organizata Botërore e Shëndetësisë, tregon se sëmundjet kardiovaskulare marrin jetën e 17.9 milion njerëzve çdo vit, që përbën 31% e të gjitha vdekjeve globale.
Për të përmirësuar shëndetin global dhe për të inkurajuar njerëzit të bëjnë ndryshime në stilin e tyre të jetës dhe duke promovuar edukimin ndërkombëtar për rëndësinë dhe ruajtjen e zemrës ‘Fondacioni Botëror i Zemrës’, vendosi që dita botërore e zemrës, të shënohet në gjithë botën me 29 shtator.
Dita Botërore e Zemrës është një fushatë globale gjatë së cilës individë, familje, komunitete dhe qeveri në të gjithë botën marrin pjesë në aktivitete për të vetëdijesuar rreth shëndetit të zemrës.
Dita Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Humbjen e mbetjeve ushqimore
Me moton “Ndalo humbjen dhe hedhjen e ushqimit. Për njerëzit, për planetin”, sot (29.09.20) gjithë bota shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Humbjen e mbetjeve ushqimore ’, e cila në vitin 2019, nga Asambleja e Përgjithshme e 74-të e Kombeve të Bashkuara u caktua datë për të njohur rolin themelor që luan prodhimi i qëndrueshëm i ushqimit në promovimin e sigurisë ushqimore dhe të ushqyerit.
Nga prizmi i një profesionisteje të ushqimit, për këtë ditë na foli, nutricionistja e njohur, Diola Baftiu, e cila mes tjerash nënvizoi: “Ne mendojmë se hedhim vetëm ushqimin, por në fakt, kur hedhim një ushqim, nuk llogarisim humbjen e energjisë, ujit, tokës dhe oksigjenit, apo komplet materieve që i duhet ushqimit për tu bërë. Për të mirën e planetit, duhet të bëhemi konsumatorë të zgjuar. Çdo gjë e tepruar, na bën dëm edhe nëse vendosim ta hedhim atë. Imagjinoj se sa jetë mund të shpëtonin nga grumbullimi i këtij ushqimi të hedhur. Herë tjetër, para se të hedhim ushqimin, vetëm le të mendojmë se sa njerëz flenë me barkun bosh. Uroj shumë që të ndërtohet një sistem në të cilin ushqimi i mbetur, të shkojë në shtëpinë ku nuk ndihet aroma e tij’’, tha për Radio KFOR-in, znj. Baftiu.
Shkaqet e humbjes ose hedhjes së ushqimit janë të shumta dhe ndodhin në të gjithë sistemin ushqimor, gjatë prodhimit, përpunimit, shitjes me pakicë dhe konsumit.
SHOWBIZ
– Më 29 shtator, të vitit 2004, gazeta The Sun, raportoi se Michael Jackson kishte një fëmijë që në atë kohë ishte 19 vjeçar. Omar Bhatti thuhej se ishte djali i tij, pas një nate që ai kishte kaluar me nënën e tij në Kaliforni, 19 vite më parë.
– Në këtë datë, të vitit 2001, këngëtarja Jennifer Lopez, u martua me valltarin Cris Judd, që e kishte njoftuar gjatë incizimeve të këngës së saj ‘Im Real’. Ata u divorcuan dy vite më vonë, në qershor të vitit 2003.